Video
I gjithë qyteti mbulohet nga shkuma, ç’është kjo pasojë e stuhisë Ofelia?
I gjithë qyteti mbulohet nga shkuma, ç'është kjo pasojë e stuhisë Ofelia?A. Shehaj
Kuriozitete
Stuhia Ofelia ka krijuar disa fenomene të veçanta, duke përfshirë skuqjen e diellit (fenomeni i diellit të kuq) si dhe zogjtë që këndojnë e vërtiten në tufa të mëdha në qiell, pak para se të niste stuhia e kategorisë së parë.
Fotot e bëra në Cleveleys, Lancashire në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë një fenomen tjetër të çuditshëm që ka përfshirë gjithë qytetin.
Për shkak të erërave të forta, të cilat kanë shkaktuar dallgë të shumta në det, shkuma e tyre është përhapur në rrugë të shumta duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim.
Ngjarja e çuditshme ndodhi rreth 6 kilometra në veri të Blackpool, kur ‘Ofelia’ goditi Irlandën dhe Britaninë e Madhe me erëra deri në 100 kilometra në orë.
Tre persona kanë vdekur, duke përfshirë një grua në moshën 50 vjeçare dhe një burrë rreth të 30-ve pas stuhisë që goditi ishujt britanikë.
JOQ.al