Connect with us

I hodhi fall Nexhmije Hoxhës, si u zhduk gruaja rome pa lënë gjurmë?

Video

I hodhi fall Nexhmije Hoxhës, si u zhduk gruaja rome pa lënë gjurmë?

I hodhi fall Nexhmije Hoxhës, si u zhduk gruaja rome pa lënë gjurmë?S. Bardhi

Lajme

Një prej librave që ka ngjallur goxha debat së fundmi, por edhe kuriozitet tek opinioni publik është ai që flet për kohën e diktaturës hoxhiste.

“Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve” i Bashkim Shehut, arrin të zbardhë disi anën e errët të diktaturës, duke sjellë në vëmendje ngjarje që pakkush i di.

Në një prej faqeve të librit gjendet edhe një pasazh, ku thuhet se një prej grave që i hodhi fallin Nexhmije Hoxhës është zhdukur pa lënë gjurmë.

Enver Hoxha përgjatë viteve të tij në drejtimin e shtetit ndaloi predikimin e çdo feje, e ndërsa qenka interesante se si bashkëshortja e tij shikonte fatin përmes një fallxhoreje rome.

Në libër shkruhet:

Ajo, fallxhorja, një ditë prej ditësh i paskësh hedhur fall një gruaje tjetër, duke i parathënë shumë e shumë të liga, por pa e ditur kush ishte ajo gruaja tjetër, gjë që e kishte nuhatur e kuptuar vetëm në të mbaruar të fallit, duke ia thënë këtë tjetrës, që e kishte fshehur kush qe, për të mos penguar fallxhoren që kjo t’ia shkoqiste të vërteta që duhej t’i thoshte e të mos i fshihte, dhe që na qenkësh pikërisht gruaja e të madhit, e atij të madhit fare, e Enver Hoxhës pra!

Të gjitha këto do ia sillnin kobin fallxhores, romes së shkretë me një tufë kalamajsh, që i kishin mbetur jetimë, atje në një paralagje të Tiranës, ngase këtu, mos o Zot, ishte edhe më keq për ta, ndaj dhe s’mund t’i merrte.

Kurse për ty gjysma e të keqes, i tha jaranit, se je njeri pa njeri në këtë botë. Ku e di ti, tha burri. E shoh, tha gruaja. Më së fundi, ajo i kërkoi t’ia vështronte pëllëmbën e dorës e t’i shtinte fall. Dhe i paratha se, edhe nëse ende nuk ishte bërë Enver, dikur po do të bëhej Enver, do t’i vinte ora, veç të tregohej i duruar, siç edhe ishte treguar. Pastaj të nesërmen, gruaja u zhduk, u zhduk pa nam e nishan. Nuk e pa më askush, të nesërmen. Dhe nuk dihej se si qe zhdukur.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top