Video
I jepet lamtumira vogëlushes nga Durrësi, ndërroi jetë në Itali nga sëmundja e rëndë
I jepet lamtumira vogëlushes nga Durrësi, ndërroi jetë në Itali nga sëmundja e rëndëA. Shehaj
Lajme
I është dhënë lamtumira ditën e sotme vogëlushes nga Durrësi, Kejsi Prizreni, e cila disa ditë më parë ndërroi jetë në një prej spitaleve të Padovas në Itali.
9-vjeçarja vuante nga një sëmundje e rëndë, e njohur si sindroma “Stevens and Johnson”.
Sot rreth orës 11:00 është zhvilluar ceremonia mortore dhe është përcjellë për në banesën e fundit vogëlushja 9-vjeçare, të cilën shokët e shkollës dhe mësueset e thërrisnin “rrufeja”, për shkak të gjallërisë që e karakterizonte.
Kejsi nuk arriti dot të përballonte sëmundjen e rëndë nga e cila ishte prekur dhe pavarësisht ndihmave si nga miqtë, të afërmit dhe gjithë shqiptarët, Kejsi ndërroi jetë në moshën 9-vjeçare.
JOQ.al