Video
“I ka vdekur djali, mban frymën gjallë”, të fortët e lali Erit i hedhin spinaqin të moshuarës
"I ka vdekur djali, mban frymën gjallë", të fortët e lali Erit i hedhin spinaqin të moshuarësA. Shehaj
Vec-e-jona
Një skenë e trishtë e realitetit të hidhur shqiptar është filmuar mëngjesin e sotshëm në një nga rrugët më të populluara të Tiranës. Policët e lali Erit nuk kanë treguar mëshirë për një zonjë të thyer në moshë dhe i kanë hedhur pa pikën e drojës, ato pak zarzavate që shiste, në tokë.
Gruaja ka tentuar të bëjë rezistencë. Ajo shet në atë vend çdo ditë dhe këtë e bën vetëm e vetëm për të siguruar bukën e gojës. Ndoshta nuk duhet të shesë aty, por ky është shteti dhe rregullat e tij, që në një kohë kur duhet të shijonte pensionin dhe frytet e një pune që ka bërë një jetë të tërë, i duhet të rropatet në anë të rrugës nga mëngjesi deri në mbrëmje, në erë e në shi, në diell e në borë.
E si të mos mjaftonte kjo, vijnë të fortët e Bashkisë dhe e ngrenë zgupthi. Në ndihmë të zonjës së moshuar kanë dalë disa banorë të zonës dhe kalimtarë, të cilët "u përvishen" policëve.
Personi që ka sjellë pamjet filmike pranë JOQ.al bën me dije se zonjës i ka vdekur një djalë dhe çdo ditë, prej një kohe të gjatë, bashkë me të shoqin, shesin nga pak perime, sa për të mbajtur frymën gjallë.
JOQ.al