Video
I kënaqën me toka në bregdet familjarët e Elvis Rroshit, gjykata lë në burg 10 zyrtarë
I kënaqën me toka në bregdet familjarët e Elvis Rroshit, gjykata lë në burg 10 zyrtarëA. Naçi
Lajme
Ditën e sotme është dhënë nga gjykata e Apelit Durrës masa e arrestit në burg për 10 të arrestuarit e akuzuar për tjetërsim toke në Spille. Ata akuzohen se kanë tjetërsuar 36 hektarë tokë në Spille, duke falsifikuar firmat e disa banorëve të Spillesë dhe më pas përpilonin certifikatat e pronësisë.
Të favorizuarit që kanë përfituar prona në Spille janë të afërm dhe familjarë të drejtuesve dhe ish drejtuesve të pushtetit lokal, ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe ish kryetarit të PS Gentiajn Daja.
Hetimi i Prokurorisë së Kavajës
Prokuroria e Kavajës ka nxjerrë nga hetimi se të gjitha këto pasuri të kthyera dhe regjistruara në emër të personave të ndryshëm me ndërrim të zërit kadastral nga “tokë pa frut” ose “pyll” në “tokë bujqësore” dhe në vijim të ndara me Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), në fakt janë ende ranishte në breg të detit ose pyll.
Më pas këto pasuri të regjistruara në emër të shtetasve sipas AMTP janë tjetërsuar (shitur) me anë të kontratave noteriale tek blerës të dytë ose të tretë.
Për këto arsye ngrihet dyshimi i bazuar se të gjitha praktikat për regjistrimin e pasurive në parcelat nr.1, 35, 37 dhe 178 të ZK 3501 ndodhur në Spille Kavajë (bregdeti) janë bazuar në dokumentacione tërësisht të falsifikuara.
JOQ.al