Video
“I numëronte por i dilnin mangët”, habitet shitësi në Tiranë kur hap kamerat e sigurisë
“I numëronte por i dilnin mangët”, habitet shitësi në Tiranë kur hap kamerat e sigurisëD. Cani
Vec-e-jona
Një video interesante ka mbërritur në redaksinë e JOQ.al mbrëmjen e sotme, ku në pak sekonda tregon se si një hajdut arrin të vjedhë me lezet.
Nuk bëhet fjalë për ndonjë vjedhje të madhe, por vetëm për 3 brioshë!
Po, po… 3 brioshë që i ka marrë në pikë të mëngjesit dhe ia ka mbathur menjëherë.
Shitësi pyeste veten se pse janë mangët, por kur ka hapur kamerat e sigurisë është përballur me skenën.
Qytetari që ka dërguar videon në redaksinë tonë, shkruan:
Përshëndetje Joq, ja si i mori 3 brioshet që i kishte lënë shpërndarësi. Vjedhja ka ndodhur te “Stacioni i Trenit” në Tiranë.”
Vjedhje të tilla mund të justifikohen dhe me faktin se personi në fjalë mund të ketë qenë ndonjë hallexhi.
JOQ.al