Video
I priti penalltinë Dybalës, vjen më në fund shpërblimi për Thomas Strakoshën
I priti penalltinë Dybalës, vjen më në fund shpërblimi për Thomas StrakoshënK. Demiraj
Sport
Paraqitja fantastike e portierit shqiptar, Thomas Strakoshës, nuk mund të mbetej pa u vënë re nga mediat italiane.
Gardiani i Lazios i dha fitoren ekipit të tij pasi i priti penalltinë argjentinasit Dybala në fundin e ndeshjes kundër Juventusit.
Portali i njohur italian “Tuttomercatoweb.com” ka bërë përzgjedhjen e formacionit më të mirë të javës në Serinë A dhe natyrisht që për portën nuk ka pasur dyshime se ajo i takonte vetëm Tomas Strakoshës.
Formacioni i javës plotësohet me D’Ambrozio, Raul Albiol, Kulibali, Martela, Saviç, Poli, Veretut, Ikardi, Imobile dhe Thero.
JOQ.al