Connect with us

I vdiq djali 29-vjeçar, deputetja e PS-së tregon tragjedinë e rëndë të familjes së saj

Video

I vdiq djali 29-vjeçar, deputetja e PS-së tregon tragjedinë e rëndë të familjes së saj

I vdiq djali 29-vjeçar, deputetja e PS-së tregon tragjedinë e rëndë të familjes së sajF. Gjoni

Lajme

Ishte nata e Vitit të Ri kur ajo mori lajmin e kobshëm për humbjen e djalit të saj 29-vjeçar pas një aksidenti me makinë në autostradën Fier-Lushnje në vitin 2015.

E ftuar pasditen e sotme në emisionin e Rudina Magjistarit, deputetja e PS në Lushnje, Tatjana Nurçe, kujtoi historitë e dhimbshme të humbjes së të birit, Eltonit.

Nurçe rrëfeu natën kur ndodhi ngjarja duke thënë se mori vesh që diçka e keqe kishte ndodhur përmes një mesazhi:

Ishte nata e Vitit të Ri 2015-2016, unë isha duke bërë pako për njerëzit që duhej t’i respektoja. Fola me fëmijët dhe vëllanë dhe ashtu siç ishim të lodhur, po bëheshim gati të festonim. Më vjen një mesazh i çuditshëm që më kishte ndodhur një gjë. Me thënë të drejtën tani që e mendoj them: Zoti më mbajti mendjen e kokës. Unë kisha një djalë shumë të mirë, ai ishte përgjegjës i kontrollit në Tatimet e Qarkut pas një shkolle që mbaroi në Danimarkë. Por, kështu ishte shkruar. Nuk është motivi im të vishem me të zeza dhe ta ndjej gjënë. Djali pak ditë para se të ndodhte kjo gjë, më sjell rroba që i kishte bërë ime motër Mirela Nurçe dhe më tha: Nëse t’i do heqësh rrobat e zeza nuk do t’i veshësh më kurrë, por për dajën nuk të them gjë. Unë tani jam 59 vjeç nuk mund të vishem me të kuqe”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top