Connect with us

I vrarë dhe i lënë në mes të rrugës, qytetari nga Kruja: Më vjen për të vjellë nga këto monstra njerëzore

Video

I vrarë dhe i lënë në mes të rrugës, qytetari nga Kruja: Më vjen për të vjellë nga këto monstra njerëzore

I vrarë dhe i lënë në mes të rrugës, qytetari nga Kruja: Më vjen për të vjellë nga këto monstra njerëzoreS. Bardhi

Vec-e-jona

Vazhdon përçmimi i kafshëve në vendin tonë, çdo ditë demonstrohet në forma dhe mënyra të ndryshme te kafshë të ndryshme.

Ishte videoja e realizuar në Kozare, ku masakrohej një qen nga dhuna e disa fëmijëve, ajo që ngriti diskursin e opinionit publik të merret me këtë çështje, por vetëm kaq…fjalë.

U harrua ajo ngjarje, por ka ende skena të ngjashme që i hasim në përditshmëri.

Një qytetar nga Kruja ka shkruar për JOQ.al:

M’ka ardhur në maje të hundës, jam shumë i zhgënjyer se si i trajtojnë qentë e rrugës, mirë që bashkia s’bën asgjë, por dhe qytetarët kanë vazhdu me u tregu të pakujdesshëm dhe harbutë. Pas asaj videos që publikuat jam ndjerë shumë keq, por sonte s’di ç’të them, u ndjeva i detyruar dhe bëra disa foto të një putër-bardhi tjetër anës rrugës, i shtypur, i shkërmoqur nga njerëzit dhe asnjë nuk e kishte largu. Mirë që e vranë mizorisht, por dhe një “varrim” të denjë ose diçka nuk bëri kush, më vjen për të vjellë nga këto monstra njerëzore.

Publikojeni ju lutem që të ndërgjegjësohen njerëzit sadopak, sepse dhe këto kafshë rruge kanë shpirt, s’kanë faj ato që ne nuk kemi shtet për me i gjet zgjidhje kafshëve endacake edhe vet ato e kuptojnë që janë të humbura e të vdekura në këtë vend monstruoz.

Kjo rrugë është rruga kryesore në qytetin e Krujës dhe kalojnë shumë njerëz dhe askush nuk ka vënë dorë. Kafsha e gjorë vinte erë shumë të keqe dhe kisha frikë se mos merrja ndonjë sëmundje.”

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top