Video
I zunë pritë në derë të shtëpisë, ja si është katandisur gazetari nga Kavaja
I zunë pritë në derë të shtëpisë, ja si është katandisur gazetari nga KavajaA. Shehaj
Lajme
Dritan Kanapari është gazetari nga qyteti i Kavajës, i cili u dhunua në derë të shtëpisë dy ditë më parë.
Lajmi u bë i ditur nga Sali Berisha, i cili gjithashtu ka publikuar edhe foto të pamjeve të rënda dhe gjendjes në të cilën është katandisur gazetari Kanapari.
Sipas Berishës, kjo që shikoni më poshtë është liria e shtypit në vendin tonë.
Ai shkruan sot në Facebook:
Kjo eshte liria e shtypit ne narko-shtetin e Norieges!
Te dashur miq, ky eshte gazetari, drejtuesi i portalit Buletini i Kavajes, Dritan Kanapari, qe u masakrua parembreme nga bandat e qeverise tek dera e shtepise, per shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.
Duke denuar dhe nje here me ashpersine me te madhe kete akt kriminal ndaj gazetarit Kanapari, i bej thirrje prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimet per gjetjen dhe ndeshkimin e merituar ligjor te autoreve te ketij krimi te shemtuar ndaj lirise se mediave! sb"
Kujtojmë se Dritan Kanapari ka kritikuar ashpër kohët e fundit pushtetin e Rilindjes dhe dyshen Roshi-Daja.
JOQ.al