Video
Ibra po kthehet, kjo është ndeshja kur ai do zbresë sërish në fushën e lojës
Ibra po kthehet, kjo është ndeshja kur ai do zbresë sërish në fushën e lojësK. Demiraj Ylli i skuadrës së Mançester Junajtid, Zlatan Ibrahimoviç, është në përgatitje e sipër për t'u rikthyer në skuadrën angleze për sfidën ndaj Arsenalit.
Sulmuesi suedez i është nënshtruar fazës së fundit rikuperuese pas dëmtimit të ligamenteve në gjurin e këmbës, dëmtim ky i pësuar gjatë muajit prill.
Ibrahimoviç ka nisur të stërvitet me legjendën e klubit anglez, Endi Kol, për t'u rikthyer në një formë të jashtëzakonshme te Junajtid.
Tanimë ai është duke u munduar të shënojë rikthimin e bujshëm më datë 2 dhjetor, ditë në të cilën Mançester Junajtid do të përballet me "topçinjtë" e Arsenalit.