Video
Ilir Kulla: Tahiri s’është fajtori i vetëm, s’duhej hequr moratoriumi i skafeve
Ilir Kulla: Tahiri s'është fajtori i vetëm, s'duhej hequr moratoriumi i skafeveS. Bardhi
News
Analisti Ilir Kulla, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth çështjes Tahiri, i ftuar në emisionin e Artur Zhejit, ka shtruar një pyetje ku thotë se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre, duhet të verifikojnë nëse në muajin shkurt Tahiri i kërkoi ministrit italian Minnitit takim, por që italiani nuk e priti.
Ai shtoi se ne kemi nevojë për institucione, jo për Task Forca.
Kulla tha se nuk na e kanë fajin amasadorët, por e ka fajin kjo qeveri që hoqi moratoriumin e skafeve, hapi Sazanin dhe largoi Guardia di Finanza. Sipas tij Tahiri nuk është fajtori i vetëm për të gjitha këto, pasi dhe nëse e dënojmë në formën më të keqe, nuk i ka bërë ai.
Ilir Kulla tha:
Verifikojeni nëse në muajin shkurt Tahiri i kërkoi ministrit italian Minnitit takim, por që italiani nuk e priti. Ne kemi nevojë për institucione, nuk kemi nevojë për Task Forca.Ne fajësojmë ambasadorët. Kjo qeveri hoqi moratoriumin e skafeve, pastaj hapi Sazanin dhe largoi Guardia di Finanza nga aty. Ne mund ta varim sa të duam Saimir Tahirin në litar dhe në tel, por këto s’i ka bërë ai”.
JOQ.al