Video
Imuniteti i Tahirit, Meta e cek për herë të parë: Të gjithë duhet…
Imuniteti i Tahirit, Meta e cek për herë të parë: Të gjithë duhet…A. Shehaj
Lajme
Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë mund të ketë qenë ndër të paktat figura që nuk ka reaguar aspak për kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit dhe pasi Tahiri shpëtoi nga burgu.
Madje, ditën kur "plasi skandali" dhe prokuroria publikoi zyrtarisht kërkesën për "kokën" e ish-ministrit, Presidenti postoi një video duke nisur ditën i qetë e duke bërë ecje në natyrë.
Sot, i ftuar në Konferencën ndërkombëtare “Forcimi i vendimeve ne Gjykate”, Meta nuk mundi ti shpëtojë pyetjeve të gazetarëve rreth debatit më të nxehtë në vend.
Ai tha:
Nuk kam asnjë koment për çështjen e heqjes së imunitetit, por të gjitha forcat politike dhe të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës, në përpjekjen për sundimin e ligjit".
JOQ.al