Video
Ish-ministri: Nusja e re me brimë të vjetër do bëka ‘task forcë’
Ish-ministri: Nusja e re me brimë të vjetër do bëka ‘task forcë’S. Shtjefni
Lajme
Pas deklaratës që Kryeministri Rama bëri dje në faqen e tij në Facebook, ku tha se do fillojë një aksion i gjerë për goditjen e krimit dhe bandave, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Në një shënim të shkurtër në Twitter, Manjani shkruan se kjo është një lëvizje që nuk do sjellë asnjë rezultat. Me ironi Manjani e quan Ramën “Nuse e re me brimë të vjetër”.
Reagimi i Manjanit:
Aaaa do bëka“task force” në polici kundër krimit! Te cila polici?! Te e Çakos, apo tek e hashashit?! Nusja e re me brime t’vjetër…”
Ish-ministri, Ylli Manjani, ishte një nga zyrtarët e parë të qeverisë që në Janar të këtij viti foli hapur për gjendjen e kanabizimit të vendit.
Pas kësaj ai u shkarkua me vendim të menjëhershëm të Kryeministrit Rama.
JOQ.al