Video
Ish-ministri “plas bombën”: Visho Ajazi ia la dorëheqjen Ramës në tavolinë para 6 muajsh
Ish-ministri "plas bombën": Visho Ajazi ia la dorëheqjen Ramës në tavolinë para 6 muajshF. Tenolli
Lajme
I ftuar mbrëmjen e sotme në studion e "Opinion", moderuar nga gazetari Blendi Fevziu, ishte i ftuar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.
Në studio u diskutua tema e dorëheqjes së kreut të SHISH Visho Ajazit, shoqëruar me një deklaratë të fortë nga ana e Manjanit.
Ai deklaroi se Ajazi ia kishte lënë dorëheqjen në tavolinë Ramës 6 muaj më parë dhe ky i fundit i kishte kërkuar të qëndronte në detyrë deri në çastin që do i duhej.
Sipas Manjanit, kjo i kishte shërbyer Ramës për të tërhequr vëmendjen nga çështja Tahiri.
Ylli Manjani u shpreh se:
Gjashtë muaj më parë Visho Ajazi i ka kërkuar dorëheqjen Ramës. Ia ka lënë në tavolinë. Vishos i është kërkuar të rrijë në detyrë. Para 6 muajsh e ka lënë dorëheqjen në tavolinë dhe i ishte kërkuar të rrijë në detyrë deri në atë çast që do i duhej. Mesa duket Ramës tani i duhej për të tërhequr vëmendjen nga çështja “Tahiri”.
JOQ.al