Video
Ish-ylli i Milanit befason fansat: Për Realin vendosa në garazh, një zë më bindi…
Ish-ylli i Milanit befason fansat: Për Realin vendosa në garazh, një zë më bindi…K. Demiraj
Sport
Sa herë që Clarence Seedorf thotë diçka, fansat e tij "çmenden". Ky është fati i heronjve të futbollit, të cilët mbeten përjetë në zemrat e njerëzve.
Ish-ylli i kombëtares holandeze sot ka postuar një foto në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale, shoqëruar me një batutë interesante. Fotoja e tregon duke ngritur lart trofeun e Ligës së Kampionëve me Real Madridin.
Real Madridi më donte që kur isha 14 vjeç, por prindërit e mi s'më lanë. Donin që të mbyllja studimet në Holandë dhe pranova. Kur luaja me Sampdorian, pas ndeshjes së fundit të kampionatit u gjenda në garazhin e stadiumit dhe dëgjova një zë që më thoshte: 'Ç'kemi Clarence? Dëshiron të vish të luash te Real Madridi me mua?'. Iu përgjigja: 'Sigurisht që po, zotëri'. Ai zë ishte i trajnerit Fabio Capello. Aty mora vendimin dhe pjesa tjetër është histori”, shkruan legjenda.
Kjo po që quhet "dramcë" historike! Seedorf i kishte të gjitha: fizikun, teknikën dhe mendjen. Praktikisht, për disa vite ai ishte futbollisti ideal.
JOQ.al