Video
Iva Aliko shkon thuajse e zhveshur në studio dhe tërbon publikun, Çani e “fik fare”
Iva Aliko shkon thuajse e zhveshur në studio dhe tërbon publikun, Çani e “fik fare”F. Gjoni
Thashetheme
Mbrëmjen e sotme Iva Aliko është e ftuara e parë e Arjan Çanit në “Zonë e Lirë”. Por publiku ka mbetur i habitur teksa ka parë që ajo është shfaqur gjysmë e zhveshur ndërsa i dallon qartësisht gjoksi, pasi ka veshur vetëm një fustan tyli ngjyrë bezhë.
Arjan Çani nuk ia ka kursyer komentet, duke e pyetur disa herë se çfarë e kishte këtë veshje, e ndërsa ajo i është përgjigjur:
Një fustan i thjeshtë, dhe një palë brekë”.
Më tej ai e ka pyetur edhe për lidhjen me deputetin nga Kosova, duke dashur të mësojë nëse vazhdon të jetë ende e lidhur, por ajo ia ka prerë shkurt duke i thënë se nuk dëshiron të flasë për këtë temë.
24-vjeçarja ka treguar se këto kohë është zhvendosur në Kosovë, ndërsa pohon se është duke punuar për një klip të ri. Arjani ka vijuar ta “thumbojë” duke e pyetur se kush e financon.
Ai deputeti të financon, apo familja? Ku i gjen lekët ti? Çfarë bën në jetë?”.
Ndërsa Iva i është përgjigjur:
Jo nuk më financon ai. Kam lekët e mia. Domethënë lekët e familjes”.
JOQ.al