Video
“Ja çfarë bënte Tahiri në fushatën e vitit 2013”, Alibeaj hedh akuza të rënda ndaj ish-ministrit
"Ja çfarë bënte Tahiri në fushatën e vitit 2013", Alibeaj hedh akuza të rënda ndaj ish-ministritS. Bardhi
Lajme
Deputeti i PD-së, njëherësh edhe anëtar i Këshillit të Mandatimeve, Enkelejd Alibeaj ka dalë këtë pasdite ne një deklaratë për mediat nga selia blu.
Edhe njëherë u përsëritën akuzat drejtuar kampit kundërshtar që është në opozitë, PS, ku Alibeja lakoi vetëm emrat e kryeministrit Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.
Alibeaj tha:
Edhe pse drejtësia italiane solli mijëra faqe ku vërtetohet katërcipërisht përfshirja e Tahirit, ai sërish u mbrojt nga Rama.
Po kërcënon dëshmitarët dhe do ja hedhë pa u lagur. Thuhet se nuk ka prova sepse këta e bëjnë vetë ligjin. Rama i dha kohë Tahirit që të prishte provat.
Me urdhër të Ramës, Parlamenti u kthye në gjykatë, ku u kërcënuan prokurorë e gjyqtarë hapur fare. U lejua që Tahiri të ofendonte dhe të shantazhonte prokurorët.
Ai ka qenë një nga njerëzit që u përdor dhe bashkëpunoi me banda dhe kriminelë në fushatën e 2013-ës të Partisë Socilaiste, prandaj Tahiri u bë Ministër i Brendshëm.
Kjo shpjegon pse radarët nuk punonin në shumicën e kohës dhe avionët e drogës fluturonin të lirë.
Tani është e qartë: Rama ka dy standarde, një me Tahirin dhe një me qytetarët e thjeshtë dhe sistemin e drejtësisë.
Rama nuk e lëshon Tahirin sepse janë bashkëpunëtorë, mblidhnin bashkë lekët e fushatës nga inkriminimi me drogën.”
JOQ.al