Connect with us

Ja marrin qeset nëpër duar, 3 policë bashkiakë kundër një nëne të gjorë

Video

Ja marrin qeset nëpër duar, 3 policë bashkiakë kundër një nëne të gjorë

Ja marrin qeset nëpër duar, 3 policë bashkiakë kundër një nëne të gjorëS. Bardhi

Vec-e-jona

Dikush detyrohet të dalë në të ftohtë për të siguruar bukën e gojës, ndërsa dikush tjetër për të mbrojtur punën, e pushteti i nxjerr të dy në përballje me njëri-tjetrin, ku sigurisht fiton ai që është më afër pushtetit.

Tani, për t’i dhënë formë tre të mësipërmve besoj i kuptuat se i pari ishte qytetari, i dyti polici dhe i treti pushteti.

Është një betejë që luhet çdo ditë në rrugët e Shqipërisë. Tashmë policët nuk veprojnë më me arsye, thjesht zbatojnë urdhra, kryesisht Policia Bashkiake është ajo që ka shënuar edhe skenat më të shëmtuara e barbare me sjelljen ndaj qytetarëve.

Çdo ditë në redaksinë tonë vijnë plot raste dhe kësaj radhe është po aq i dhimbshëm sa i qytetarit me bidona, i nënës me spinaq, i xhaxhai me mollë e kështu me radhë.

Një qytetar ka shkruar për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Tani tek rruga “Fortuzi" afër shkollës Jeronim de Rada, erdhi policia dhe ja mori të gjitha kësaj nëne të gjorë.”

Pamjet janë vërtet nga ai soj që të mbeten në mendje dhe të thyejnë zemrën.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top