Video
“Ja pse i takoi Rama policët”, Basha tregon “mesazhin sekret” pas mbledhjes në ministri
"Ja pse i takoi Rama policët", Basha tregon "mesazhin sekret" pas mbledhjes në ministriA. Shehaj
Lajme
Fill pas përfundimit të takimit të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj me drejtuesit e policisë, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Sipas tij Rama i mblodhi kryepolicët në takim për t'i dhënë garanci kriminelëve se ai ka ende në dorë policinë, pavarësisht ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit.
Basha tha:
Qëllimi i daljes së Edi Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë ishte t’u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, se interesat e krimit janë të mbrojtura e nuk do të preken. Sot Edi Rama bëri të qartë pa asnjë fije dyshimi se ai ka zgjedhur të sakrifikojë qeverisjen e vendit, integrimin evropian të vendit, të ardhmen e vendit për të mbrojtur krimin".
JOQ.al