Video
Ja sa vite burg rrezikon Tahiri për akuzat që rëndojnë mbi të
Ja sa vite burg rrezikon Tahiri për akuzat që rëndojnë mbi tëF. Tenolli
Lajme
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për dy akuza të rënda “Trafikun e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
Në total nëse ish-ministrit i hiqet imuniteti, parashikuar nga Kodi Penal ai rrezikohet të dënohet me 14-32 vite burg.
Prokuroria dorëzoi kërkesën për heqjen e imuniteti të Tahirit, sot në Kuvend. Krimet e Rënda kërkojnë nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë autorizim për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për kryetarin e Partisë Socialiste në Tiranë.
Kjo kërkesë erdhi pas publikimit të përgjimeve nga dosja italiane e Habilajve, ku implikohej emri i Tahirit në disa biseda telefonike.
JOQ.al