Video
“Jemi në rrezik për jetën”, shembet ura në fshatin e Kukësit
“Jemi në rrezik për jetën”, shembet ura në fshatin e KukësitS. Shtjefni
Vec-e-jona
Infrastruktura e vendit tonë lë shumë për të dëshiruar, pasi kudo shikon rrugë të paasfaltuara, baltë, gropa dhe sigurisht nuk mund të mungojnë pusetat pa kapak.
Por banorët e një fshati në Kukës janë duke u përballur me një problem edhe më madhor, pasi ura e tyre është dëmtuar dhe askush nuk e ka marrë mundimin ta riparojë.
Një nga banorët e zonës ka shkruar në JOQ.al për të treguar gjithë problematikën që shkakton prishja e kësaj ure:
Nuk është hera e parë që kjo urë dëmtohet, pasi kalon një automjet i peshës së rëndë. Është prishur para katër ditëve dhe askush nuk e ka marrë mundimin për ta rregulluar njëherë e mirë. Jeta e shoferëve dhe e fëmijëve që shkojnë në shkollë është në rrezik po askush nuk do t’ia dijë.
JOQ.al