Video
Jeni maniakë për të pasur shumë ndjekës në Instagram dhe Facebook? Shkenca ka dy fjalë
Jeni maniakë për të pasur shumë ndjekës në Instagram dhe Facebook? Shkenca ka dy fjalëS. Bardhi
Kuriozitete
Rrjetet sociale kanë “pushtuar” tashmë përditshmërinë e secilit prej nesh në forma të ndryshme. Me gjasë kontrollimi i shpejtë i Instagram dhe Facebook është gjëja e parë që bëni sapo hapni sytë.
Por, shkenca e ka kapur këtë fakt në këndin e studimit për të treguar fakte mbi karakterin tonë.
Universiteti i Karolinës ka ndërmarrë një iniciativë për studim dhe ka dalë në konkluzionin që personat me shumë “followers” në Instagram dhe miq në Facebook janë të prirur për të qenë materialistë dhe sipërfaqësorë.
Shumë njerëz që tashmë janë blogerë, por edhe ata që nuk janë i shikojnë rrjetet sociale si një vend ideal për të bërë biznes dhe kjo arsye i shtyn të krijojnë shumë miq virtualë.
Ndoshta një qytetar i Kinës apo Kanadasë nuk të duhet për asgjë, ama të ndihmon në rritjen e “famës”, rritjen e like-ve dhe shikueshmërisë, komponentë që pastaj ti fare mirë mund t’i kthesh në fitimprurës.
Pra, e thënë ndryshe humbet ndjenja dhe mbizotëron materializmi.
JOQ.al