Video
“Jeni për burg, na keni nxirë jetën”, Rama i kthehet serbes komentuesit: Mua më merr të keqen…
"Jeni për burg, na keni nxirë jetën", Rama i kthehet serbes komentuesit: Mua më merr të keqen…A. Shehaj
Lajme
Pas publikimit të videos së komunikimit javor me qytetarët, të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar në profilin e Edi Ramës dhe ky i fundit ua ka thyer nga një përgjigje disa prej tyre. Ka nga ata që e urojnë për punën e bërë deri më tani, por më të shumtë në numër duket se janë ata që e kritikojnë për qëndrimin që ka mbajtur ndaj Saimir Tahirit.
Mes komenteve të shumta spikat ai i një djali, i cili shprehet se gjithë politikanët janë për t'u futur në burg dhe të korruptuar. Ndër të tjera qytetari i cilëson edhe si "plehra".
Komentuesi shkruan:
Ju jeni të gjithë për burg bashkë me shumicën e prokurorëve, gjyqtarëve, krybashkiakëve dhe policëve. Na keni nxirë jetën të gjithë njësoj jeni, plehra".
Edhe Kryeministri nuk ia përton por i kthehet serbes-serbes me një fjalor aspak të përshtatshëm për të.
Rama kundërpërgjigjet:
Renato, ti më merr të keqen mua dhe jetën s’dukesh ta kesh hiç të nxirë, po shko lexo, mëso, ushqeje trurin, sepse e ke si të mpirë nga sa shoh së largu! Ke luajtur shumë me topa bore mbase".
Ndoshta një përgjigje të tillë nuk e priste i riu, por ajo që vihet re në pjesën më të madhe të komenteve, është fakti që Rama i sugjeron kujtdo që të lexojë. A mos vallë gjithë personat që komentojnë tek kryeministri janë analfabetë e të pashkolluar?
Apo vetë Rama do t'i trajtojë si të tillë?
JOQ.al