Video
Jep dorëheqjen deputeti i PDIU-së në Elbasan
Jep dorëheqjen deputeti i PDIU-së në ElbasanA. Naçi
Lajme
Në këtë ditë me shira intesivë, një dorëheqje e deputetit të PDIU-së ka bërë përshtypje në politikë.
Ai është Bujar Muça, i cili paraqiti dorëheqjen tek Komisioni i Zgjedhjeve duke lënë mandatin e tij të deputetit. Muça u zgjodh deputet i Shqipërisë, në Elbasan në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.
Ai ishte i dyti në rendin e kandidatëve për deputet në listat e PDIU-së.
Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se dorëheqja e Muçës është për arsye personale.
Muça vinte nga bota e biznesit e mesa duket klima e politikës nuk i paska bërë shumë mirë.
JOQ.al