Video
Jeta e luksit në Federatën e Dukës, nuk do ta besoni sa paguhen zyrtarët në një vit
Jeta e luksit në Federatën e Dukës, nuk do ta besoni sa paguhen zyrtarët në një vitL. Çela
Sport
Federata Shqiptare e Futbollit është institucioni i ëndrrave për gazetarët, fotografët, ekonomistët, juristët dhe shumë njerëz të tjerë me profesione të pranueshme për shtëpinë e futbollit shqiptar.
Arsyeja është se pagat që presidenti Armand Duka ofron në detyra të ndryshme në FSHF janë me të vërtet shumë të larta.
Sipas “Vipsport”, në total, shifra e paguar në vitin 2016 është rreth 860 milionë lekë, gati 200 milionë më tepër se viti 2015. Fushata zgjedhore për kreun e FSHF-së po afron dhe pritet që në vitin pasardhës buxheti për stafin e afërt të Dukës të rritet ndjeshëm.
Shumica e të ardhurave të këtij institucioni sigurohen nga FIFA dhe UEFA në formë donacionesh dhe financimesh, duke shtuar edhe të drejtat televizive.
JOQ.al