Video
Jetën na e dha Zoti, por a duhet të miratohet ligji i vetëvrasjes?
Jetën na e dha Zoti, por a duhet të miratohet ligji i vetëvrasjes?L. Çela
Vec-e-jona
Në Bibël apo Kuran mësojmë se jetën na e ka falur Zoti dhe ai është i vetmi që mund të na e marrë.
Megjithatë, kjo frazë sjell diskutime të shpeshta në mbarë botën. Vetëvrasja quhet sakrilegj, gjithmonë sipas librave të shenjtë, ndërkohë që ka disa shtete të botës ku thuhet se vetëvrasja është e drejtë e individit.
Eutanazia, ose e quajtur ndryshe vdekja e ëmbël, nënkupton kryerjen e disa veprimeve konkrete mjekësore për të përshpejtuar vdekjen e nje pacienti, i cili vuan nga një sëmundje e pashërueshme.
Në raste të tilla, është pacienti (+18 vjeç), apo familja (në rastet kur pacienti nuk është i vetëdijshëm për të marrë një vendim, ose është minoren) që autorizon kryerjen e këtij procesi.
Eutanazia kryhet ndërmjet një injektimi aktiv të një medikamenti që shkakton mosfunksionimin e organeve trupore dhe si pasojë sjell vdekjen. Vende si Holanda, Belgjika, Kolumbia, Australia, Kanadaja, Gjermania, etj, kanë pranuar eutanazinë, ndërsa një ligj i tillë nuk është diskutuar ndonjëherë në Shqipëri.
Mbase do të ishte një mënyrë e mirë për të shmangur dhimbjet e pafundme të personave në prag të vdekjes. Gjykimet dhe këndvështrimet janë të ndryshme, por më mirë se të gjithë, mund të flasin ata persona që vuajnë nga një sëmundje e keqe. /JOQ.al
JOQ.al