Video
JOQ.al në Antalia, Panucci “zhduk” skuadrën pas 12 minutash stërvitje
JOQ.al në Antalia, Panucci "zhduk" skuadrën pas 12 minutash stërvitjeL. Çela
Sport
Një nga ndihmësit e JOQ.al sot ka qenë shumë pranë kombëtares shqiptare në Antalia, aty ku më 13 nëntor do të luhet ndeshja miqësore me Turqinë.
Dita e parë e tij duke ndjekur kuqezinjtë nuk ka shkuar shumë mirë, sepse trajneri Christian Panucci ka bërë gjithçka që është e mundur për t'i mbajtur larg të interesuarit. Stërvitja është zhvilluar e hapur për vetëm 12 minuta dhe më pas përfaqësuesja jonë ka punuar e shkëputur.
Lojtarët e kombëtares po vuajnë disi rreptësinë e italianit, i cili nuk i lejon për asnjë çast të shkëputen nga njëri-tjetri. Panucci nuk bën dallime ndeshje zyrtare-miqësore.
JOQ.al