Connect with us

Ju dhemb dhëmbi? Kështu mund ta largoni dhimbjen për 15 minuta

Video

Ju dhemb dhëmbi? Kështu mund ta largoni dhimbjen për 15 minuta

Shumë fëmijë dhe të rritur preken nga dhimbjet e dhëmbëve, të cilat vijnë si pasojë e degradimeve të dhëmbëve.

Bakteret orale në gojën tuaj, të cilat ushqehen nga sheqeri, prodhojnë acide, të cilat çojnë në shkatërrimin e tyre. Ja disa mënyra se si të shpëtoni shpejtë nga dhimbjet e dhëmbëve, në kushtet e shtëpisë.

Ujë të ngrohtë me kripë Përzieni një lugë me kripë në një gotë me ujë të ngrohtë. Uji me kripë do të reduktojë ënjtjen e shkaktuar nga dhimbjet e dhëmbit, pasi të shpërlani me të gojën. Vaj për infeksionet e dhëmbit Hidhni dy lugë me vaj në gojë dhe trazojeni atë në gojë për rreth 15-20 minuta.

Përfitimi më i madh nga vaji është se ai redukton bakteret e dëmshme në gojë, duke larguar infeksionet. Kripë dhe piper për lehtësimin e dhimbjeve Të dyja kanë veti të fuqishme anti-bakteriale. Ato mund të lehtësojnë dhimbjet e dhëmbëve.

Merrni masa të njëjta të kripës dhe të piperit. Përziejini dhe shtoni pak ujë, në mënyrë që të krijohet një masë e vetme në formën e pastës. Aplikojeni në dhëmbin ku ndiheni dhimbje dhe më pas lëreni të veprojë për disa minuta.

Hudhra për dhimbjet e dhëmbit Hudhra është një tjetër produkt që mund të shërbejë si medikament për lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit. Shtypni një hudhër dhe përziejeni atë me pak kripë. Aplikojeni përzierjen në dhëmbin e dëmtuar. Përsëriteni këtë trajtim për disa ditë rresht. Karafili Shtypni dy karafila dhe përziejini ata me ullinj apo me vaj ulliri. Aplikojeni përzierjen në zonën ku ju dhëmb dhembi. Është një mënyrë shumë e mirë për të larguar dhimbjen.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top