Video
Jugu në alarm, shteti: Largohuni brenda 4-5 orësh, do bëhet hataja
Jugu në alarm, shteti: Largohuni brenda 4-5 orësh, do bëhet hatajaA. Shehaj
Lajme
Lumi Vjosa duket se pritet të bëjë kërdinë brenda shumë pak orësh. Shteti bën thirrje për evakuim sa më parë të banorëve që ndodhen të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë.
Pritshmëria e prurjeve në këtë lum e bën daljen e tij nga shtrati çështje të pothuajse 4 deri 5 orëve.
Raportimi i Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave i ores 12:00
Situata e reshjeve ka vijuar të rëndohet sidomos në jug të vendit.
Autoritetet shtetërore po kanë vijuar përforcimin kapaciteteve njerëzore dhe teknike në zonat më të rrezikuara, kryesisht në pjesën e poshtme të pellgut të lumit Vjosë, qarqet Fier dhe Vlorë.
Kapacitete të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në këtë zonë.
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë të përgatiten për evakuim duke bashkëpunuar pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore. Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje të pothuajse 4 deri 5 orëve.
Të gjitha kapacitet hoteliere dhe kapacitet e transportit publik e privat në qarqet Fier dhe Vlorë duhet të bashkëpunojnë për të marrë pjesë të organizuar në evakuimin e qytetarëve të prekur.
Shtabet e emergjencave në këto qarqe janë udhëzuar që, në zbatim të ligjit, të marrin masa për të angazhuar të gjitha kapacitetet publike e private në përballimin situatës.
Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje të gjithë subjekteve private për të kontaktuar me shtabet përkatëse të emergjencës pranë prefekturave dhe për të vënë të gjitha kapacitet e tyre në shërbim të interesit të lartë publik, shpëtimit të jetës së qytetarëve që janë të rrezikuar nga përmbytja.
JOQ.al