Video
Juventusi e kthen futbollin në tenis, Khedira “tërbohet” me tripletë
Juventusi e kthen futbollin në tenis, Khedira "tërbohet" me tripletëL. Çela
Sport
Juventusi sot fitoi 6-2 ndaj Udinese-s në transfertë, edhe duke pasur një lojtar më pak (Mario Mandzukic, karton të kuq) për shumicën e kohës.
Kampionët e Italisë e panë veten në disavantazh pas vetëm 8 minutash lojë, por pjesa tjetër e ndeshjes foli vetëm për ta.
Bardhezinjtë përmbysën vendësit duke shënuar gjashtë gola, tre prej të cilëve me emrin e gjermanit Sami Khedira. Kampioni i botës mori rolin e yllit Paulo Dybala duke shqyer rrjetën sa herë të donte.
Me këtë fitore, Juventusi i afrohet me tri pikë kreut, aty ku gjendet Napoli.
JOQ.al