Connect with us

“Ka një video me zë dhe figurë, Rama…”, Artan Hoxha shpërthen ndaj kryeministrit

Video

“Ka një video me zë dhe figurë, Rama…”, Artan Hoxha shpërthen ndaj kryeministrit

"Ka një video me zë dhe figurë, Rama…", Artan Hoxha shpërthen ndaj kryeministritA. Shehaj

Lajme

artani

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me qëndrimin e ashpër dhe arrogant të Edi Ramës ndaj gazetarëve të politikës ditën e djeshme.

Hoxha i përvishet keq Ramës në një shkrim të tijin, ku ndër të tjera thotë se për sa kohë në punë do të jenë prokurorë si puna e Adriatik Llallës dhe Hajdarmatajt, të cilët nuk u shkojnë hetimeve deri në fund, do të vijojë edhe Kryeministri të sillet në mënyrë arrogante me gazetarët.

Veç kësaj, Hoxha e cilëson Ramën si pronar-drejtor dhe kryeredaktor i të gjitha mediave në vend. Me ironi ai e uron Ramën "për fitoren e djeshme".

Statusi i plotë i Artan Hoxhës:

Edi Rama, për fat të keq e fitoi dhe një betejë tjetër, duke e larguar vëmendjen e medias dhe opinionit publik nga çështja themelore drejt një konflikti për motive "të dobëta" me reporterët e politikës. Dhe të gjithë bëjnë si të indinjuar sikur Rama u soll për herë të parë në këtë mënyrë me gazetarët, jo sikur sillet përditë si pronar i të gjitha mediave, drejtor i të gjitha mediave, kryeredaktor i të gjitha mediave…

Halli i vërtetë i kryeministrit është tjetërkund, te videot e regjistruara me zë dhe figurë. Aty s'të ndihmojmë dot o pronar-Drejtor-kryeredaktor i të gjitha mediave në vend. Bej qejf sa në krye të prokurorisë të kesh Tik Llallën dhe Hajdarmatën që e përgëzon çdo natë për hetime të suksesshme Doktori, që fshiu bythën me urdhër-arrestet e prokurorisë më 21 janar. Për sa kohë prokurorët tanë të tredhur nuk do guxojnë të hetojnë Kryeministrin Rama, presidentin Meta, ish-president dhe ish-kryeministrin Berisha, në këtë vend çudia më e madhe do të zgjasë vetëm tre ditë dhe pastaj do harrohet.

Urime për fitoren e sotme zoti kryeministër….por mos harro, qoftë edhe njëri nga ne të mbetet në këmbë, gjithnjë do gjendet një media brenda apo jashtë vendit ku do shfaqet ajo video me zë dhe figurë…

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top