Video
“Kam jetuar në një shtëpi me fantazma, televizori ndizej vet”, eksperienca e hidhur e Anxhelës
"Kam jetuar në një shtëpi me fantazma, televizori ndizej vet", eksperienca e hidhur e AnxhelësA. Shehaj
Thashetheme
Halloweeni është shumë pranë dhe thuajse të gjithë tani flasin për shpirtra e fantazma. Ka nga ata që nuk u besojnë fare, por ka edhe të tjerë që kanë përjetuar eksperienca të pashpjegueshme.
Këngëtarja Anxhela Peristeri, e ftuar në emisionin "Thumb", ka treguar se ka jetuar vetë në një shtëpi të pushtuar nga shpirtrat.
Gjatë kohës që ka qenë në Greqi, ajo thotë se ka qenë në shtëpi bashkë me disa këngëtare të tjera. Aty ajo ka vërtetuar se shpirtrat ekzistojnë.
Në emision këngëtarja tha:
Në atë shtëpi dritaret kërcisnin, televizori ndizej dhe fikej vetë dhe njerëzit largoheshin prej aty pasi e kishin marrë me qira dhe kishin përjetuar këto eksperienca të frikshme".
Ajo tregon se më pas ka mësuar që në atë shtëpi ishte ekzekutuar bashkëshortja e pronarit të pallatit dhe kështu shpjegonte ekzistencën e shpirtrave.
JOQ.al