Video
“Kam katër ditë që s’fle, ja pse Italia nuk u kualifikua në Botëror”
“Kam katër ditë që s’fle, ja pse Italia nuk u kualifikua në Botëror”L. Çela
Sport
Duket sikur futbollit i është marrë fryma pas dështimit të kombëtares italiane për t’u kualifikuar në Botërorin e Rusisë.
Axurrët u mposhtën 1-0 në dy ndeshjet e fazës “play-off” nga Suedia.
Presidenti i Federatës Italiane, Carlo Tavecchio, nuk e merr përgjegjësinë për këtë rezultat shokues. Duke folur në “La Iene”, ai ia hedh fajin ish-trajnerit Gian Piero Ventura, i cili është shkarkuar nga detyra.
Ja si shprehet Tavecchio:
Ventura ka gabuar krejtësisht në formacionin dhe zgjedhjet taktike ndaj Suedisë. Kjo ishte arsyeja e dështimit tonë në fushatën eliminatore. Kam katër ditë që nuk fle dot. Duhet që të kishim luajtur me lojtarë shtatshkurtër dhe aftësi dribluese, por Ventura i la në stol”.
E kotë, zotëri! E gjithë Italia të urren në këto momente. Po bëhesh si politikan shqiptar! / JOQ.al
JOQ.al