Video
“Kamikazi” i rrugës fluturon me shpejtësi skëterrë para policisë, e pëson keq shoferi
"Kamikazi" i rrugës fluturon me shpejtësi skëterrë para policisë, e pëson keq shoferiS. Shtjefni
Lajme
Në rrugët e Shqipërisë thuajse çdo ditë dëgjojmë raste askidentesh me pasoja të rënda në jetë njerëzish dhe jo më në dëmë materiale. Por a e kuptojnë shqiptarët që vetë ata janë shkelësit e ligjit dhe shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve?
Jemi mësuar të udhëtojmë me shpejtësi jashtë normave të lejuara vetëm për të vajtur disa minuta më herët në destinacion. Kjo të bën të mendosh që jeta jonë nuk vlen fare, vlen veçse disa minuta.
Ka shumë prej tyre që i kanë mësuar pozicionet strategjike të radarëve të Policisë Rrugore dhe veçse në ato vende udhëtojnë brënda normave, sapo i kalojnë ata udhëtojnë me shpejtësi marramendëse.
Ditën e djeshme në një ndër këto raste, policia ka mundur të kapë një shofer që udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Vlorë – Fier.
Policia e Fierit ka mundur të ndalojë dhe të kapë këtë kamikaz shpejtësie. Shoferi ka qenë duke ecur me 40 km/orë më tepër se norma e lejuar.
Atij i është hequr patenta në çast.
Me Policinë Rrugore të Fierit. Me Radar për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara. 40 km/ore mbi normat e lejuara, rrezikon veten dhe perdoruesit e rrugës. Mbro jeten duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”- njofton policia,
JOQ.al