Video
“Kanabisi është projekt politik, Rama u frymëzua nga votat e Lazaratit”
“Kanabisi është projekt politik, Rama u frymëzua nga votat e Lazaratit”L. Çela
Lajme
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një emision televiziv ka zbuluar arsyen kryesore pse Kryeministri Edi Rama ka lejuar kanabizimin e Shqipërisë.
Në fakt, e gjitha ka qenë një strategji e mirëmenduar e tij dhe jo thjesht lejim.
Sipas Manjanit, kanabizimi është një projekt politik duke u bazuar te fakti që vendet ku ka hashash janë “të çmendur” pas qeverisë.
Duke marrë shembull te rasti i Lazaratit, Rama ka kuptuar se populli të voton vetëm kur ka siguri ekonomike.
E gjitha ishte një strategji e kryeministrisë për të krijuar përshtypjen se trafiku i drogës këtu nuk ekziston, por se janë thjesht disa që merren diku andej. Ju siguroj se nuk janë fshatarë të thjeshtë ata që merren me këtë punë. Ky është një projekt politik me dy qëllime. E para, për t’u mbyllur gojën njerëzve të cilët donin lekë xhepi, se s’ka asnjë investim në terren. Nuk është Shqipëria si Tirana. Në lumin e Vlorës mund të bësh ç’të duash. E dyta, u analizua mirë efekti Lazarat. Ata pyesnin pse Lazarati voton 640 Partinë Demokratike? Kështu bëhej kjo analizë. Pse Saliu në Lazarat fitonte gjithmonë, kurse në zonat tona duhet të bëjmë fushatë? Kështu, u mendua që të përhapet loja e Lazaratit. Kështu ndodhi”.
JOQ.al