Video
Kaos për një flamur, ndërpritet derbi i shqiptarëve në Zvicër
Kaos për një flamur, ndërpritet derbi i shqiptarëve në ZvicërK. Demiraj
Sport
Ndeshja mes Bazelit dhe Sionit në Zvicër është përfshirë sot nga një kaos i vërtetë. Këto dy skuadra pjesë e të cilave janë disa futbollistë shqiptarë përballeshin sot në ndeshjen e radhës të kampionatit.
Një episod i papritur ka ndodhur në pushimin e ndeshjes ka bërë që situata të tensionohet dhe të përfshiheshin dhe tifozët.
Gjithçka ka nisur nga një veprim i tre tifozëve të Bazelit, të cilat i janë shmangur forcave të sigurisë, kanë hyrë në fushë dhe kanë rrëmbyer një nga flamujt e tifozerisë së Sionit, që ata kishin shpalosur para tribunës së tyre.
Menjëherë pas këtij veprimi, tifozët e Sionit kanë kapërcyer rrethimin dhe kanë hyrë në fushën e lojës, duke u munduar që të arrijnë tribunën në anën tjetër të fushës për të rimarrë flamurin që u ishte rrëmbyer.
Në momentin kur situata po qetësohej, tifozët e Bazelit i vunë flakën flamurit, duke ndezur njëkohësisht edhe një herë atmosferën dhe bllokuar për shumë minuta rifillimin e ndeshjes.
Qetesia u vendos kur policia rrethoi plotësisht tribunën e tifozëve udhëtues për të evituar përplasje të dhunshme.
JOQ.al