Video
Kaosi i gatuar me duart tona, Njeriu Merimangë ka zbarkuar në Tiranë
Kaosi i gatuar me duart tona, Njeriu Merimangë ka zbarkuar në TiranëL. Çela
Vec-e-jona
Ambasada Gjermane në Tiranë para pak muajsh postoi një foto në faqen e saj zyrtare në "Facebook", ku shihej një lëmsh i madh me tela dhe kabllo elektrike.
Reagimet nuk ishin të denja për një shtet në zemër të Evropës. Shumë komentues talleshin dhe madje ironizonin gjermanët, sikur fajin e kishin këta të fundit dhe jo ne, banorët e kësaj gjëje që e quajmë kryeqytet.
Fenomeni vazhdon të jetë i pranishëm në lagjet e Tiranës. Kryeqytetasit pyesin veten nëse ka zbarkuar Njeriu Merimangë. Fëmijët, të paktën, po. Ata e kanë të lehtë të imagjinojnë sikur mund të ngjiten në ato "merimanga" sipër pallatave dhe të kalojnë nga një lagje në tjetrën.
E dini? Para disa vitesh, në Shqipëri erdhi një enolog italian (specialist vere) dhe, mes të tjerash, një nga gjërat që e tmerroi më shumë ishin telat dhe kabllot elektrike.
Fjalia e tij e shpeshtë ishte kjo:
Çdo shtëpi më duket se ka një central elektrik!
Ne qeshim, sigurisht. Kaq është maksimumi i reagimit tonë. Na pëlqen kur prodhojmë lajm. Rrugë tjetër nuk ka. Humor i fatkeqësive! /JOQ.al
JOQ.al