Video
Kap ish-gruan në shtëpi me të dashurin e ri, shqiptari marroset nga xhelozia dhe i “bën gjëmën”
Kap ish-gruan në shtëpi me të dashurin e ri, shqiptari marroset nga xhelozia dhe i "bën gjëmën"F. Tenolli
Lajme
Aleks Hoxha është 33-vjeçari i cili është vënë në pranga nga policia italiane pasi ka tentuar të vrasë të dashurin e ish-gruas së tij në sy të vajzës së tyre 4-vjeçare.
Shqiptari me banim në Acerra e ka goditur rivalin e tij në kokë me një palë çelësa që i nxori nga xhaketa.
Ai e përndiqte atë prej kohësh dhe e kishte marrë vesh që kishte krijuar një lidhje të re.
Kulmi arriti kur ai e gjeti italianin brenda në shtëpinë e ish-bashkëjetueses.
“Il Messaggero” shkruan se shqiptari tentoi të largohej me makinë por u kap në kohë nga policia dhe u shoqërua për në rajon.
Gruaja më pas bëri denoncimin e saj në rajon për makthin që kishte kaluar 12 muajt e fundit dhe deklaroi se ai e kishte përndjekur vazhdimisht dhe e kishte kërcënuar pothuajse çdo ditë.
JOQ.al