Video
Kapen 10 ton drogë në Vlorë/ “I përket klanit Rama-Tahiri”, u kap në vilën e këtij “personaliteti”
Kapen 10 ton drogë në Vlorë/ "I përket klanit Rama-Tahiri", u kap në vilën e këtij "personaliteti"F. Tenolli
Lajme
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” një denoncim që vjen me një deklaratë të fortë.
Dëshmitari i ka rrëfyer Berishës se minuta më parë janë sekuestruar 10 ton drogë kanabis në fshatin Babicë të Vlorës.
Ai shkruan se droga i përket klanit Rama-Tahiri dhe sasia e kapur është sekuestruar në shtëpinë e Armand Koçerrit, që sipas denoncuesit është mik i Habiljave.
Policia nuk ka publikuar ende një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.
Statusi i Berishës në “Facebook”:
Në Babicë kapen 10 ton drogë të klanit Rama – Tahiri! Sb
Qytetari dixhital denoncon!
Mirëmbrëma doktorr. Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë. Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve. Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie".
JOQ.al