Video
Kapet “skifteri” shqiptar që “tmerroi” zviceranët, e tradhton ADN-ja
Kapet "skifteri" shqiptar që "tmerroi" zviceranët, e tradhton ADN-jaA. Shehaj
Lajme
Foto ilustruese
Me sa duket, "skifterët" shqiptarë nuk po punojnë vetëm në Itali, por kanë zgjeruar aktivitetin e tyre edhe në shtete të tjera të Europës. Është një i ri shqiptar i moshës 31-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Zvicrës, pasi dyshohet si i akuzuari kryesor për vjedhjen e disa banesave, duke u thyer atyre xhamat.
Dyshohet se shqiptari ka kryer plotë 33 sulme të tilla, të realizuara në kantonet: Aargau, Solothurn dhe Bernë.
Shqiptari i dyshuar është kapur nga fillimi i tetorit teksa po thyente një dritare të një shtëpie në Rothrist, Kantoni Aargau.
Profili ADN që i është bërë, deri tani është përputhur me gjurmët e ADN-së të gjetura në 33 vende ku janë kryer vjedhjet e përmendura.
21 vjedhje i takojnë kantonit të Solothurnit ndërsa 7, Kantonit të Bernës. Policia thotë se mbi të rëndojnë edhe vjedhje tjera të kryera në mënyrë të ngjashme.
JOQ.al