Connect with us

“Kaq janë pak, thuaj nuses të na japi të tjera”, polici italian i kërkon ryshfet shqiptarit

Video

“Kaq janë pak, thuaj nuses të na japi të tjera”, polici italian i kërkon ryshfet shqiptarit

"Kaq janë pak, thuaj nuses të na japi të tjera", polici italian i kërkon ryshfet shqiptaritA. Shehaj

Lajme

Deri më tani jemi njohur me rastet kur policët shqiptarë kërkojnë ryshfet ndaj shoferëve, në mënyrë që të mos u vënë gjobë, por këtë herë çështja ndryshon.

Kemi të bëjmë me një shqiptar, i cili ka shkuar në veri të Italisë dhe denoncon dy policë italianë, të cilët i janë sjellë më keq edhe se policët shqiptarë, duke i vënë një "gjobë" të majme, për hiç mosgjë.

Policët i thonë se ka probleme me marmitën, e cila ishte sportive dhe se për këtë duhej të paguante 800 euro, por ata mund të mos ia vinin gjobën në rast se shqiptari do t'u jepte në dorë 400 euro.

Duke mos i pasur, shoferi u ka dhënë vetëm 40 euro, pasi aq ka pasur në xhep, ndërsa në makinë e priste e shoqja, shtatzënë.

Ai tregon:

Më thanë "Kaq janë shumë pak, ik në makinë e kërkoi nuses të tjera".

Shoferi është kthyer kokëulur tek e shoqja, e cila i ka dhënë 50 eurot e fundit, por sërish ata nuk kanë qenë të kënaqur. Denoncuesi në emisionin "Boom" ka treguar gjithçka që ka ndodhur (minuta 19:00 në video).

Me sa duket, policët italianë kanë mësuar vetëm për pjesën e ryshfeteve që marrin policët shqiptarë, por nuk e dinë se çdo gjë filmohet nga qytetari-dixhital dhe përfundon në media, siç u ka ndodhur edhe atyre.

Le të presim tashmë reagimet e mediave dhe strukturave italiane.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top