Connect with us

Kastriot Myftaraj: Ju prezantoj me oligarkun e naftës dhe pse e kemi me cilësi të keqe në treg

Video

Kastriot Myftaraj: Ju prezantoj me oligarkun e naftës dhe pse e kemi me cilësi të keqe në treg

Kastriot Myftaraj: Ju prezantoj me oligarkun e naftës dhe pse e kemi me cilësi të keqe në tregF. Tenolli

Lajme

Emisioni “Ju flet Moska” i Kastriot Myftaraj denoncoi mbrëmjen e sotme një nga oligarkët e naftës. Myftaraj iu referuar raportit të WikiLeaks për tregtinë e naftës në Shqipëri të vitit 2008, për të krahasuar qëndrimet e dy kohëve të këtij biznesmeni.

Sipas Myftaraj, nëse në qeverinë Berisha biznesmeni ankohej në Ambasadën amerikane se ARMO po e nxirrte jashtë tregut, sot ai nuk ka asnjë shqetësim sepse blen naftë prej saj.

“Qeveria Rama krijoi Rezart Taçin e saj, Besnik Sulën e Tajvanit. Fridenti që ankohej për Taçin nuk ankohet për Besnik Sulën. Pse? Fridenti sot merr nga ARMO një pjesë të madhe të naftës.ARMO vazhdon dhe shet në treg naftë D2 të cilën shteti mbyll sytë dhe e shikon si naftë D1 sipas standarteve europiane”.

Kastriot Myftaraj: Sot do të flas për një oligark të naftës në Shqipëri. E kam përzgjedhur këtë si një personazh interesant për arsye se emri i tij u shfaq gjerësisht në një WikiLeaks për tregtinë e naftës në Shqipëri të vitit 2008. WikiLeaks ishin raportet e Ambasadave amerikane në botë të cilat shkonin në Uashington, pati dhe shumë për Shqipërinë. Është fjala për një WikiLeaks të 29 dhjetorit 2008 ku zëvendës/ambasadori amerikan i asaj kohe Stiven Cristina bisedon me tregtarin shqiptar të naftës Frident Kuqi i kompanisë Europetrol Durrës Albania.

Në këtë bisedë që Cristina e raporton në Uashington, Kuqi i ankohet për ndalimin që i bën qeveria naftës D2, nafta e pasur me squfur, e cilësisë së keqe, jo me parametra europianë. Thotë se qeveria e bën këtë për të favorizuar një biznesmen të asaj kohe, Rezart Taçin, është fjala për qeverinë e zotit Berisha, duke nxjerrë nga tregu biznesmenët e tjerë që do ishin të detyruar të blinin tek kjo.

Raporti thotë: “Ndalimi i naftës D2 i ka dhënë rafinerisë ARMO të privatizuar së fundmi në favor të Rezart Taçit, monopolin për naftën e lirë por të pistë. ARMO është e vetmja rafineri në Shqipëri dhe me vendim të qeverisë duhet që të përirësojë teknologjinë dhe ka afat deri në 1 janar 2011 të prodhojë D1 sipas standarteve europiane”.

Pra i ishin lënë 2 vjet pas ndalimit ARMO-s, e drejta të nxirrte në treg naftë D2.

Përgjatë 2 viteve të ardhshme, thotë Cristinas sipas bisedës me Kuqin “ARMO mund të prodhojë D2 dhe të gjithë kompanitë që e tregtojnë naftë duhet të blejnë D2 nga ARMO”.

Kjo do të nxirrte jashtë tregut kompanitë e pavarura të naftës, të pavarura nga kjo skemë qeveritare.

“Partneri shqiptar, vazhdon Cristina, i konsorciumit që tani zotëron ARMO-n është Rezart Taçi, pronar i Taçi Oil. Pas 1 janarit, tregtarët e kanë të ndaluar të importojnë D2 por duhet të blejnë në Shqipëri. Sipas Frident Kuqit, president i njërës prej kompanive më të mëdha shqiptare të importit dhe shitjes së naftës qeveria po kërkon të nxjerrë atë nga tregu dhe pas 1 janarit kjo mund të ndodhë. Kuqi zotëron Petrol Durrës Albania Elda, një nga importuesit më të mëdhenj në vend me 15% të tregut. Në 2008, Elda importoi 82 milion litra naftë, 70% e së cilës ishte D2. Kuqi ankohet se vendimi i qeverisë do ti nxjerrë nga tregu të gjithë importuesit pasi nafta D2 përfaqëson 60-70% të totalit të tyre. Kuqi u ankua edhe se nëse nuk lejohej të shiste D2 nuk do të ishte në gjendje të shlyente kredinë prej 15 milion euro që mori në bankë për të ndërtuar depozita në Portoromano pranë Durrësit”.

Më tutje raporti vijon kështu: “Kompania Bankers Petrolium ka blerë të drejtën e shfrytëzinmit të puseve të naftës dhe e ka rritur prodhimin e naftës, tani ARMO do të jetë në gjendje të marrë prodhimin e Bankers dhe të kapë tregun me naftë D2”.

Thotë në fund Cristina: “Ka një konspiracion midis Taçit dhe qeverisë për të nxjerrë importuesit e tjerë jashtë tregut dhe për të blerë rrejtin strategjik të stacioneve të karburantit dhe aseteve të tjera”.

Përdor fjalën konspiracion zëvendës/ambasadori amerikan i kohës.

Raporti për mendimin tim është shumë korrekt, ashtu po ndodhte në atë kohë. Po futej në treg nafta ARMO jashtë cilësisë, ishte e ndaluar për të tjerët nafta D2 dhe po lejohej për këtë. Dhe pas dy vjetësh çfarë ndodhi, Taçi doli dhe tha prodhuam naftën D1 me standartet europiane dhe vazhdoi të shiste naftën D2 dhe përtej afatit.

Ishte një skemë abuzive qeveritare ku ndaheshin fitimet midis pronarit të ARMO dhe qeveritarëve. Fridenti kishte të drejhtë në këto që thoshte në 2008.

Por do ti bëja thirrje zëvendës.ambasadorit amerikan që është sot, kolegut të Cristina, ta thërrasë sërish Fridentin sot dhe ta pyesë si i ka punët me naftën D2?

Qeveria Rama krijoi Rezart Taçin e saj, Besnik Sulën e Tajvanit. Fridenti që ankohej për Taçin nuk ankohet për Besnik Sulën. Pse? Fridenti sot merr nga ARMO një pjesë të madhe të naftës.ARMO vazhdon dhe shet në treg naftë D2 të cilën shteti mbyll sytë dhe e shikon si naftë D1 sipas standarteve europiane.

Pjesën tjetër e mbajnë ca firma si Gega, Oil etj. Nafta D2 nuk vjen më nga importi por e marrin nga Ballshi këta, e përziejnë me naftën që vjen nga importi D1 sipas standarteve dhe del ajo naftë dhe benzinë që nuk janë tamam por shkatërrojnë automjetet. Fridenti nuk ka as jetëshkrim, as fotografi nuk vë ky burrë që ka shkuar nëpër Ambasada.

Do merrem përsëri me këto historitë e Fridentit, janë të thella por ajo silueta që ka vënë atje ku duhet të kishte vënë fotografinë e vet pronari i firmës më frymëzon për të thënë se ndoshta duhet të kishte këtë foto me silueta Fridenti si dashamirësi i marketingut kulturor që është shumë karriera artistike i ka promovuar në kompaninë e vet me femra. Është një histori që dëshiroj ti kthehem, me Fridentin do të merrem më vonë sepse ka bërë bujë me Wikileakse.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top