Connect with us

Kazani mediatik / Ramës i del “rakia me sheqer”, por kush e bleu sheqerin?

Video

Kazani mediatik / Ramës i del “rakia me sheqer”, por kush e bleu sheqerin?

Kazani mediatik / Ramës i del "rakia me sheqer", por kush e bleu sheqerin?L. Çela

Vec-e-jona

raki

Ne shqiptarët e kemi me shumë merak rakinë. Aq shumë, saqë do të donim që çdo shtëpi të kishte një laborator, që ta shihnim a është me sheqer apo jo.

Shekujt i kemi kaluar duke ia futur njëri-tjetrit dhe në shumicën e rasteve miqve. Mjafton fitimi! Në fund të fundit, mjeshtëria këtu dallohet.

Për rakinë me sheqer ka nisur të shqetësohet edhe Edi Rama, që kur u bë Kryeministër. Ai ka rreth pesë vite që përmend një fjalë, kazanin. Të gjitha mediet i fut në një thes duke i pagëzuar si kazan, kazan dhe vetëm kazan.

Fjalë e rëndë, shumë e rëndë! As fjalë shqipe nuk është!

Për fatin e tij të keq, Rama harron se ky kazan me raki, që po shpërthen dita-ditës dhe gjë në dritë nuk nxjerr, është i tiji. Rakia që del në fund vërtet ka sheqer, por kush ia hedh? Vetë ai, pra, Kryeministri!

Mediet tona janë të shitura. Ka tek-tuk ndonjë gazetar që hiqet si i pavarur, por e ka të kotë, sepse pronari i tij është një punonjës i thjeshtë i Ramës. Flitet për bojkot, por çdo sekondë kur ai flet transmetohet sikur po hapet qielli.

Rrjedhimisht, rakia nuk del e mirë, se ka sheqer: milionat që pronarët e medieve marrin nën dorë.

"Gazetarët" ankohen për sulmet e tij, por shumica e tyre harrojnë se fillimisht duhet të ankohen për pagat e prapambetura në mediet ku punojnë.

Eh, të kemi lekë, se shëndeti vjen vetë! /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top