Showbiz
Kejsi përlot mamanë e Stresit live në emision
Të ftuar sot në emisionin “Rudina” ishin Stresi me mamanë e tij, Shpresa e cila dilte për herë të parë në publik. Pjesë e emisionit u bë edhe e dashura e Stresit, Kejsi e cila i kishte dërguar një video mesazh reperit dhe mamasë së tij.
Kejsi tha se ndihet me fat që ka afër njerëz si mamaja e Stresit dhe se ajo i ka mbështetur gjithmonë.
Shpresa Lushaj u emocionua nga fjalët e të dashurës së të birit dhe u përlot.
“Kejsi është vajzë me shumë vlera. Më ka ngjitur. Një herë po konsumonim një kafe dhe më tha: “Dëgjo, e di që Stresi është shumë i lidhur me ty dhe kam menduar që kur të kurorëzohemi, dhomën të ta bej gati në Kanada. Është e rrallë që një vajzë të thotë këto llafe”, u shpreh mamaja e Stresit./Xing.al