Video
Keni plane për fundjavën? Kujdes se rikthehen reshjet
Keni plane për fundjavën? Kujdes se rikthehen reshjetD. Cani
Lajme
Sot dhe deri nesër në mbrëmje nuk priten reshje në të gjithë territorin, por nga mbrëmja e së shtunës rikthehen reshjet lokale.
Parashikimi nga Meteoalb:
E shtunë: Deri vonë pasdite vendi mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në zonat Veriore. Mbrëmja do shtojë vranësirat në territor duke sjellë vonë në mbrëmje dhe gjatë natës shira në zonat Veriperëndimore. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në zonat malore por mbeten thuajse konstante në ultësirën perëndimore.
E diel: Vranësira e reshje të shpeshta do të ketë në Veri por zonat Jugore dhe pjesërisht Qendra, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Pasditja sjell gradualisht shira edhe në zonat Qendrore – Jugore. Në këto kushte mbetemi edhe gjatë natës kur priten edhe reshje dëbore në Veri dhe Lindje të vendit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
– Në bregdet: 7 °C / 16 °C
– Në vendet e ulta: 2 °C / 15 °C
– Në vendet malore: 0 °C / 11 °C.
ERA
Pritet të fryjë e lehtë sot pasdite (dt.24) dhe nesër paradite (dt.25), por do të forcohet nesër pasdite, për të fryrë deri mesatare.
JOQ.al