Video
Kërcënonte se do të hidhej, gruaja nga Kuçova ndërron mendje pas 9 orësh
Kërcënonte se do të hidhej, gruaja nga Kuçova ndërron mendje pas 9 orëshA. Shehaj
Vec-e-jona
Një 32-vjeçare, e cila është ngjitur në një prej kullave të TEC-it të Kuçovës mëngjesin e sotshëm, ka mundur të zbresë prej aty vetëm pak minuta më parë.
Elona Bregu kërcënonte se do të hidhej nga kulla e oxhakut të TEC-it dhe pas ndërhyrjes së psikologëve dhe bisedave me policinë, ajo ka zbritur në tokë.
Gruaja hipi rreth orës 09:00 të mëngjesit, ndërsa JOQ.al mëson se rreth një ditë më parë ishte pushuar nga puna.
10 vite më parë bashkëshorti i saj ka hipur në të njëjtin oxhak dhe ka kërcënuar se do të hidhej.
JOQ.al