Connect with us

Këta janë filmat më të mirë të të gjitha kohërave, klasikët e kinematografisë

Video

Këta janë filmat më të mirë të të gjitha kohërave, klasikët e kinematografisë

Këta janë filmat më të mirë të të gjitha kohërave, klasikët e kinematografisëF. Tenolli

Kuriozitete

1

IMDb është kompania online e cila liston filmat më të pëlqyer të të gjitha kohërave. Nëse vizitoni faqen zyrtare do të gjeni informacion mbi filmat të renditur më lart në listë me 10 yje dhe mund të dalloni listën e 10-shes më të mirë.

Ndër këto klasikë të kinemave janë disa nga filmat më të paharruar që kanë lënë gjurmë në kujtesën tonë.

Më poshtë është një listë me disa nga filmat më të mirë sipas kritikëve të kinematografisë:

1.Citizen Kane (1941)

Pas vdekjes së një manjati botimi, gazetarët angazhohen që ta zbulojnë misterin që fshihet prapa fjalës së tij të fundit – “burbuqe”.

2.Godfather (1972)

Lideri një prej familjeve më të fuqishme mafioze, Vito Corleone është ndër tradicionalistët e fundit: Beson te rëndësia e familjes, përkushtimi dhe respekti. Mirëpo, kohët ndryshojnë, ndërsa qëndrimet e tij nënkuptojnë rrezik dhe probleme në raportet ndërmjet familjeve.

3.Casablanca (1943)

Pronari i një kazinoje në qytetin maroken Casablanca e fsheh nga nazistët ish-të dashurën e tij dhe burrin e saj – një luftëtar çekosllovak për liri.

4.Three Colors: Red (1994)

Vazhdimi i fundit i trilogjisë së filmave që merren me shoqërinë moderne franceze, ndjek tregimin e manekines që njihet më një të moshuar dhe miqësohet me të, mirëpo më vonë e kupton se ai i spiunon njerëzit tjerë.

5.Moonlight (2016)

Një tregim për lidhshmërinë njerëzore dhe vetëzbulimin, vë në pah jetën e një të riu me ngjyrë që nga fëmijëria deri në moshën e rritur, teksa lufton për të gjetur vendin e tij në botë.

6.My Left Foot (1989)

Filmi është bazuar në ngjarje të vërtetë, ndërsa ndjek tregimin jetësor të Christy Brown, i cili vuan nga paraliza cerebrale. Ai e tejkalon sëmundjen, varfërinë dhe bëhet artist i njohur, poet dhe shkrimtar.

8.Gone with the Wind (1939)

Ky film klasik ka fituar tetë çmime Oscar, ndërsa tregon luftën e bukuroshes Scarlet O’Hara gjatë luftës qytetare amerikane.

9.Some Like It Hot (1959)

Dy muzikantë ikin nga gangsterët në Chicago dhe arrijnë të dalin nga qyteti, mirëpo puna e vetme që u ofrohet jashtë qytetin është në një grup muzikor femrash. Ata shndërrohen në femra dhe të dy dashurohen në këngëtaren e grupit dhe fillon lufta për të.

10.Psycho (1960)

Në këtë triler psikologjik, ngjarja zhvillohet rreth sekretares Marion Crane, e cila pas ikjes me paratë e shefit të saj, fshihet në një hotel që ka për pronar një njeri me çrregullime.

11.12 Years a Slave (2013)

Filmi flet për një afro-amerikan të lirë, i cili është rrëmbyer në Washington dhe është shitur si rob. Para se të luftonte për liri, ai ka punuar për 12 vite në një plantacion në Louisiana.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top