Video
Këto fjalë nuk do t`iu pëlqejnë, a i dini tiparet negative të shenjës tuaj të horoskopit?
Këto fjalë nuk do t`iu pëlqejnë, a i dini tiparet negative të shenjës tuaj të horoskopit?A. Naçi
Kuriozitete
Jemi mësuar të dëgjojmë fjalët më pozitive kur vjen puna tek shenja jonë e horoskopit. Sidomos kur flasim për tiparet e secilës shenjë, krenohemi nga fjalët e mëdha e pozitive që përdoren. Mirëpo, nuk i kemi dëgjuar ende tiparet negative që ka secila shenjë.
Sigurisht kur ti lexoni nuk do të krenohemi më për shenjën tuaj.
Dashi
Dashi është një shenjë impulsive, i merr gjërat personale, ndaj kur flisni me këtë shenjë, gjëja e parë që duhet t’i thoni është “Mos e merr personale”. Nxehen shpejtë dhe të vënë nën presion.
Demi
Demi është shenjë materialiste përtac, pesimist, tepër kokëfortë dhe është i prirur për të ngecur në rutinë.
Binjakët
Binjakët janë sipërfaqësorë, me dy fytyra dhe kontradiktorë në atë që thonë. Epo është shenjë e dyfishtë, ç’mund të presësh tjetër.
Gaforrja
Gaforrja është një shenjë tejet e luhatshme emocionalisht. Çfarë thotë tani, nuk e thotë më pas!
Luani
Luani është egocentric e mendon se bota rrotullohet rreth tyre! Pëlqejnë t’i bëjnë gjërat dramatike dhe të jenë në qendër të vëmendjes.
Virgjëresha
Virgjëresha është gjithnjë në kërkim të përsosmërisë ndaj është një shenjë tejet kritike.
Peshorja
Peshorja është shenjë manipulative dhe agresive në mënyrë passive. Nuk do të ngrejë dorë mbi ju, por do t’ju bëjë të përjetoni një terror psikologjik, shkruan living.al. E kanë shumë të vështirë të vendosin dhe janë shumë të lëkundshëm.
Akrepi
Akrepi është mjeshtër i manipulimit, narcist, shumë ambicioz, por më e keqja nga të gjitha kënaqet me vuajtjet e të tjerëve.
Shigjetari
Shigjetari nuk ka takt, mund t’ju lëndojë e mos t’i interesojë aspak!
Bricjapi
Bricjapi është kokëfortë, pesimist, i mërzitshëm pasi nuk del kurrë nga rutina dhe është paksa anit-social.
Ujori
Ujori është ekstremist i paparashikueshëm dhe aspak racional.
Peshqit
Peshqit janë shumë të ndjeshëm dhe kanë nevojë për të tjerët pasi mendojnë se pa njerëzit e afërt nuk do ia dalin. Mund të habiteni por janë dhe shumë egoistë.
JOQ.al