Video
Këtu gjaku nuk falet, njihuni me fshatin shqiptar që gjakmarrjen e ka çështje nderi
Këtu gjaku nuk falet, njihuni me fshatin shqiptar që gjakmarrjen e ka çështje nderiS. Bardhi
Lajme
Fshati Kalei në zonat e thella të Mallakastrës është tashmë thuajse fantazmë, sepse është braktisur masivisht, por nuk ka ndodhur kështu me ligjin e pashkruar të hakmarrjes.
Ky ligj sundon ende në këtë fshat dhe këtë e vërteton vrasja e 57-vjeçarit Shefo Duraj para një viti. Në një reportazh nga “ABC News” thuhet se Shefo Duraj u vra për një hakmarrje që kishte 50 vite si ngjarje.
Gjaku i pa marrë është çështje nderi e panegociueshme në këto anë. Djali (Shefo Duraj) ishte në barkun e nënës kur u vra babai i tij.
Sapo u rrit ai vrau dy persona në shenjë gjakmarrje për babain e tij që nuk e njohu kurrë. Vrasja e bariut nga roja 50 vjet më parë bëri bujë në Mallakastër, pasi motivi ishte krejt banal, për barin e kooperativës.
Vajza 27 vjeçare e Durajt, thotë se nuk është rritur me urrejtje. Ajo nuk është rritur me atë frymë.
Por Mallakastra shquhet për mentalitetin e ashpër të banorëve të saj. Falja e gjakut është një njollë turpi për pasardhësit.
Banorët thonë:
Gjaku nuk lihet!”
JOQ.al